Shumë vajza që janë pjesë e modës apo kanë një qasje më të theksuar tek e bukura, e dinë se kur vjen puna te flokët dhe trendet dominuese, stili bob është kryefjala e momentit. Por, a mbetet ky një nga versionet më të pëlqyera për pranverën?
Sigurisht, ky mund të jetë edhe rasti i Kylie Jenner që ka diçka për të thënë në lidhje me këtë model flokësh. Me një galeri fotosh, si pjesë e një reklame, Kylie na prezantoi me modelin e ri të flokëve, i cili le të themi se është një version alternativ i stilit bob. Modeli bisht-pëllumb, me një prerje asimetrike dhe me skaje të theksuara, e bëjnë këtë model sa të veçantë, aq edhe seksi.
Për më shumë volum, formula e flokëve të Kylie-t është tipike “biznesi i pari, festat më pas”! Prerja e re e më të voglës së familjes Kardashian është esktreme në dukje të parë, duke qenë më asimetrike përpara, më shumë volum në pjesën e pasme, ndërsa skajet dhe bishti janë më të theksuara.