Gjatë vitit të fundit kemi kuptuar që këpucët e tenisit vintage pëlqehen dhe më shumë. Pas rikthimit në skenë të atleteve Adidas Samba dhe Autry, ka ardhur koha që Emily Ratajkowski të rivlerësojë këpucët e modelit Puma Speedcat OG. Të karakterizuara nga një dizajn thelbësor dhe logo që bie në sy, atletet e kuqe të veshura nga Emiliy do të jenë tendenca e radhës sportive shik e modës së Dimrit 2024.
E parë në aeroportin e Nju Jorkut, modelja amerikane zgjodhi një pamje sportive në të cilën këpucët Puma përzihen në mënyrë perfekte me një palë pantallona të gjera kargo: një pamje që konfirmon trendin sportiv me një joshje vintage.
Atletet Puma të top modelit minimalist por super të lezetshëm janë kombinimi perfekt i rehatisë. Për të kompletuar veshjen, një pulovër maxi dhe një xhaketë xhins që thekson estetikën vintage të veshjes.
Atletet Puma të Emily Ratajkowski mund të vishen kudo, nga mëngjesi në mbrëmje, në kontekstet më të ndryshme. Mjafton t’i kombinoni ato me xhinse të gjera ose pantallona kargo, bluza maxi dhe xhaketë me prerje mashkullore për t’i bërë këpucë në modë./hej.al