41-vjeçarja, Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, prej ditësh po bullizohej në platformën “TikTok” nga kolegët e punës. 41-vjeçarja nga fshati Vardardhë i Sukthit i ka dhënë fund jetës, pas bullizimit dhe ofendimeve të rënda në rrjetet sociale. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë më 2 janar. Familjarët e çuan me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë.
Nëna e 4 fëmijëve, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. Bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi, por për festa ishte pranë familjes. Para efektivëve ka thënë se nuk kishin konflikte në çift dhe se nuk e di shkakun e vetëhelmimit të gruas.
Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për të zbuluar së pari, personin që ka hapur profilin fals në rrjetet sociale, duke e konsideruar krim kibernetik./hej.al