E gjitha nisi nga dy influencerat e famshëm Nara dhe Lucky Blue Smith. Ata së fundmi prodhuan krem kundër diellit dhe pastë dhëmbësh në shtëpinë e tyre. Ekspertët kanë disa kundërshtime për këtë iniciativë të re.
Nara e Lucky një ditë dolën në tik tok dhe thanë se ju kishte mbaruar kremi kundër diellit. Në vend që të blininata nisën ta bënin në shtëpi.
Procesin e postuan në tik tok muajin e kaluar dhe kjo dukej më shumë si një video gatimi. Lucky ishte i veshur me një këmishë të zbërthyer dhe duke mbajtur një kruese dhëmbësh midis buzëve, ai kombinoi përbërës duke përfshirë vaj kokosi, gjalpë shea, vaj jojoba dhe pluhur oksid zinku në një tas.
Kimistët kozmetikë, dentistët dhe dermatologët nuk pajtohen me këto iniciativa të inlfuencerave në rrjetet sociale. Sipas tyre nuk është gjithmonë një ide e mirë të bësh produkte bukurie nga e para. Hidratuesi i bërë në shtëpi paraqet pak rreziqe, por kremi kundër diellit i bërë në shtëpi ka shumë më pak gjasa të ofrojë mbrojtje, ndërsa pasta e dhëmbëve mund të jetë e keqe për smaltin e dhëmbëve.
Çifti i inlfuencerave në videon e pastës së dhëmbëve pranuan se nuk janë dentistë profesionistë. Ndërsa në rastet e kremëreave Nara tha në tik tok se burri i saj “është bukëpjekës, kështu që ai sigurohet që gjithçka të jetë shumë e saktë”.
“Kimia kozmetike nuk është e njëjtë me pjekjen”, tha nga ana tjetër Marisa Plescia, nënpresidentja e zgjedhur e Shoqatës së Kimistëve Kozmetikë. Ekspertët prodhojnë produkte sipas formulave të sakta; Përpjekja e këtij procesi në shtëpi kur nuk jeni kimist mund të çojë në produkte që janë joefektive, nuk zgjasin shumë ose reagojnë keq me lëkurën tuaj, tha ajo.
Videoja e TikTok me kremin e diellit e dy blogerëve deri tani është parë më shumë se 19 milionë herë.
Pikërisht këtu ka një problem. Kimistët kozmetikë në të gjithë botën duhet të plotësojnë kërkesat e përshkruara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave kur të përcaktojnë se cilët janë përbërës aktivë në kremrat e diellit përpara se të mund ti kombinojnë ato. Ndërsa për blogerët nuk ka rregulla të tilla.
Nga ana tjetër përpjekja për të bërë krem kundër diellit në shtëpi është sfiduese sepse formulat janë të sakta: oksidi i zinkut, për shembull, konsiderohet i sigurt për t’u përdorur në krem kundër diellit, por nuk duhet të përbëjë më shumë se 25 për qind të një përzierjeje.
Në shumicën e rrethanave, kremi i diellit i bërë në shtëpi ofron mbrojtje të dobët dhe me njolla, dhe mund të humbasë efektivitetin e tij shpejt, thanë ekspertët. Përdorimi joefektiv i kremit të diellit të bërë në shtëpi ju ekspozon ndaj rrezatimit ultravjollcë, duke rritur rrezikun e kancerit të lëkurës dhe përshpejtimin e shenjave të plakjes, të tilla si rrudhat dhe njollat e diellit, tha Dr. Brooke Jeffy, një dermatologe e certifikuar.
.
Pastë dhëmbësh TikTok
Videoja e pastës së dhëmbëve të Smiths tani ka më shumë se 38 milionë shikime. Në të, çifti bën pastë dhëmbësh duke përdorur argjilë bentonite (një pluhur gri i bërë nga montmorilloniti dhe minerale të tjera që është përdorur si një ilaç natyral), ujë, vaj kokosi, sodë buke, stevia dhe vaj esencial mente.
Shumë përbërës të përdorur në pastën e dhëmbëve të bërë në shtëpi, si argjila e bentonitit, nuk janë studiuar për pajtueshmërinë e tyre me sigurinë e smaltit, thotë një mjek (Dr.Kumar).
Pra, kur bëhet fjalë për përdorimin e pastës së dhëmbëve të bërë në shtëpi, “duhet të merret parasysh nëse ky është një rrezik që ia vlen të merret,” tha Dr. Kumar.
Kur Smith realizoi kremin në shtëpi ai mori miliona klikime. Për ta bërë këtë, ai përdori dyll blete, squalene, vaj jojoba, acid hialuronik, glicerinë, vaj vitaminë dhe dhjamë viçi. Hej.al L.C.