Fenomeni Barbenheimer i verës vazhdoi në Golden Globes, ku “Barbie” u vlerësua për arritjet kinematografike dhe shitjet në kinema ndërsa “Oppenheimer” fitoi çmimin “Filmi më i mirë – dramë”.
Ndonëse nuk fitoi në kategoritë për regjisorin/en dhe skenarin më të mirë, “Barbie”, filmi me më shumë nominime, fitoi gjithashtu çmimin për “Këngën më të mirë origjinale” (Billie Eilish dhe Finneas – “What Was I Made For?”)
“Oppenheimer” grumbulloi më shumë çmime gjatë mbrëmjes duke përfshirë “Filmi më i mirë – dramë”, “Aktori më i mirë” (Cillian Murphy), “Aktori më i mirë në rol dytësor” (Robert Downey Jr) dhe “Regjisori më i mirë” (Christopher Nolan).
Rivali kryesor i “Oppenheimer” për filmin dramatik, “Killers of the Flower Moon” i Martin Scorsese fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” për Lily Gladstone.
Përsa i përket televizionit, sezoni i fundit i “Succession” dominoi me katër çmime.
Filmat ndërkombëtarë që korrën sukses qenë “Anatomy of a Fall” (Filmi më i mirë në gjuhë të huaj) dhe “The Boy and the Heron” (Filmi më i mirë i animuar)./hej.al