Dua Lipa, e nominuar për “Këngën më të mirë origjinale” (“Dance the night”, “Barbie”), u shfaq në tapetin e kuq të Golden Globes 2024 me një pamje të pabesueshme. Dua zgjodhi një fustan bust Schiaparelli nga dizajneri Daniel Roseberry. Fustani ka një copë kadife të zezë dhe është i stolisur me kocka të prarara të qëndisura me diamant dhe ar.
Këngëtarja e kombinoi fustanin me këpucë Jimmy Choo dhe një varëse me gur topaz Tiffany & Co., e cila daton në vitin 1962.
Dua ishte padyshim e emocionuar për nominimin dhe në një deklaratë të mëparshme është shprehur: “U zgjova këtë mëngjes me nominimin tim të parë në Golden Globe dhe nuk mund të isha më mirënjohëse!”/hej.al