Do të mbahet sot ndeshja mes Kombëtares dhe Ishujve Faroe. Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.
Rrugët që do të bllokohen në Tiranë:
-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;-rruga “Papa Gjon Pali II”;-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;-rruga “Themistokli Gërmenji”;-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
news ishujt faroe ndeshja Featured lajme