Kryefjala e rrjeteve sociale këto ditë ishte padyshim këngëtari botëror Drake, i cili në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmend Prishtinën.
Drake i këndon një vajze, e cila sipas tekstit e ka bllokuar atë në rrjetet sociale. Në tekstin e këngës së tij, Drake citon: Mariana, ti më theve besimin.
Në një paragraf Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana, duke thënë se i ka thyer besimin dhe po ashtu në fund të paragrafit përmend Prishtinën, me tensionin atje që po rritet.
“Had to plans to understand yaMariana you broke my faithwhy you gotta listen to the propaganda?we just broke the ice, and now you’re both leavingI was being kind, I don’t understand yaYou should let your sister be the voice of reasonEither it’s your text that I’m misreadingOr it’s just your actions are misleadingDon’t know how they do things in Pristina
I just know the tension is increasing”, pjesë nga teksti.
Mesa duket Drake ka rënë në dashuri me një vajzë shqiptare. Mariana në tekstin e reperit është një vajzë modele të cilës i është zbuluar dhe imazhi. Ajo është nga Prishtina dhe ka studiuar Fashion Designer.
Në foton e publikuar në Instagram, që tashmë numëron rreth 1 milion pëlqime, në përshkrim ai ka vendosur flamurin shqiptar.
Ndërsa përdoruesit e TikTok ishin më “kreativë”. Memet janë të ndryshme, nga vendosja e një kënge shqiptare në sfond me videoklipin e Drake, apo duke i ndryshuar emrin në emër shqiptar. Vajza që i ka thyer zemrën Drake thuhet se është një shqiptare me që jeton në New York. Ajo është dizenjuese e modës sipas burimeve të Revistës Class, ajo është një vajzë nga Tirana. Thuhet se Mariana ka studiuar Farmaci në Londër. Nga Londra, ajo u zhvendos në Los Angeles dhe më pas në New York, ku larg fushës që kishte studiuar, u bë dizanjuese e veshjeve intime për vajzat dhe gratë. Aktualisht ajo punon dhe jeton në New York, ku ka krijuar edhe markën e saj të vetën.
/Hej.al
showbiz Drake vajza shqiptare mariana