Rozi Kostani, mjekja Klodiana Muça, kengetarja Denisa Gjezo të ftuara në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizion Plus treguan për gabimin që shpesh e bëjmë të gjithë: të harrojmë diçka në prizë, ose të harrojmë sendet që na duhen më shumë në shtëpi dhe të largohemi pa to.
Të ftuarat u shprehën se këto episode kanë ndodhur shpesh në jetën e tyre edhe pse janë munduar ta shmangin dhe të mos harrojnë gjëra me rëndësi. Kur harrojmë në prizë sobën ose hekurin që lëshojnë nxehtësi, rreziku nga zjarri është tepër i lartë, kjo e bën edhe më shqetësuese harresën.
Profesori Edmond Dragoti shprehet se kjo harresë nuk lidhet me problemet e kujtesës sa lidhet me problemet e vëmendjes. Harresa të tilla tregojnë se truri po mbingarkohet dhe është duke mënduar për disa gjëra njëkohësisht, duke harruar disa prej tyre. Këshilla që ai jep është një: jini të vëmendshëm dhe të përqëndruar në çdo punë që kryeni! /Hej.al