Sapo vjen fundjava të gjithë nxitojmë të përgatisim një ëmbëlsirë me shije të mirë për familjen, aq më tepër tani që është dimër dhe familja qëndron më gjatë në shtëpi. Eneida Çakërri sjell recetën e ëmbëlsirës sfoliatë me krem për një fundjavë më shije të mirë.
Përbërësit:
800 ml qumësht
100 gr sheqer
80 gr niseshte
50 gr gjalpë
3 të verdha veze
100 gr çokollate
50 ml qumësht
1 petë sfoliatë
Lajthi
Përgatitja:
Vendosim për të ngrohur vetëm 700ml qumësht me sheqer, ndërsa në pjesën e mbetur 100ml shtojmë 3 të verdha veze dhe 80gr niseshte. E trazojmë mirë masën dhe e shtojmë te qumështi që është ngrohur. E vendosim në teperaturë të ulët deri sa kremi trashet dhe më pas shtojmë gjalpin. E trazojmë mirë dhe e vendosim në një tas që të ftohet.
Shkrijmë rreth 100gr çokollatë me 50ml qumësht.
Petën sfoliatë e ndajmë në katrorë dhe e vendosim në furrë që të piqet në 200 gradë.
Pasi piqen i vendosim sipër kremin, duke i shtuar edhe pak reçel nëse dëshirojmë. Më pas e spërkasim me çokollatën e shkrirë, duke i shtuar edhe lajthi të grira hollë. Ju bëftë mirë!/hej.al