Kompanitë e influencues Chiara Ferragni duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro (1.18 milionë dollarë) për mashtrimin e klientëve mbi donacionet bamirëse të lidhura me shitjen e një torte të Krishtlindjeve, citon Reuters.
AGCM gjithashtu gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Ky vendim ka ardhur pas një hetimi, në lidhje me një pandoro Balocco të markës Ferragni, shitur në Itali me mbi 9 euro, krahasuar me nën 4 euro për një pandoro të rregullt Balocco. AGCM tha se reklamat dhe çmimet më të larta i mashtronin konsumatorët të mendonin se duke blerë tortën, ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi në një spital në Torino dhe se Ferragni po jepte donacione.
Balocco kishte bërë një pagesë 50,000 euro në spital disa muaj përpara se të hidhte në treg pandoro Ferragni, kështu që shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në donacionet bamirëse, tha rregullatori. Sipas Reuters kompanitë e lidhura me Ferragni-n nuk i dhanë para spitalit të Torinos, pavarësisht se morën më shumë se 1 milion euro për iniciativën e markës dhe për aktivitetet promovuese. Ferragni, 36 vjeç, është një nga influencet më të njohura në botën e modës, me afro 30 milionë ndjekës në Instagram.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Ferragni tregoi se partneriteti me Balocco ishte një marrëveshje tregtare, bërë në mirëbesim të plotë dhe se dhurimi ishte një pikë kyçe e marrëveshjes. Duke thënë se i vinte keq që dikush mund ta kishte keqkuptuar reklamën e saj, Ferragni tha se do të apelonte gjobën e AGCM, duke e quajtur atë të padrejtë./hej.al