Isida Mollaymeri ka zbuluar se së shpejti do të martohet. E ftuar në “Living Room” nga Brunilda Lahe në VizionPlus ajo tha se këtë vit do të ketë dasmë pasi dëshiron të krijojë familje dhe është një prej objektivave të saj.
“Unë çdo vit bëj listë. Kam shumë vite që e bëj këtë gjë. Dhe në fund fare bëj check, çfarë kam realizuar dhe çfarë jo. Mendoj se është shumë mirë t’i vësh vetes objektiva. Unë këtë vit kam objektiv të krijoj familje. Do të kemi dasmë”, tha Isida, teksa shtoi se nëse do zoti edhe një bebush do të ishte i mirëpritur./hej.al
familje brunilda lahe plane vizion plus Shiwbiz isida mollaymeri