Nuk kanë ndalur exit pollet nga faqe dhe portale të ndryshme për faktin se kush e prezanton më mirë BBV; Arbana, apo Ledioni. Për shkak se moderojnë të njëjtin program edhe njerëzit janë treguar të pamëshirshëm, duke i krahasur në çdo situatë. Ishte vetëm nata e parë dhe Ledioni ju rikthye këndshëm batutave që e kanë bërë dikur të veçantë në ekran. Me një vetkontroll të madh që nuk është shumë i stilit të tij, ja doli të kapërcente ngërçet siç ishte rasti i harrimit të emrit të Egla Cenos. Fundja një spektakël perfekt nuk është ai që ka gjithçka perfekte.
Nata e parë e BBV, pati kulmet e veta dhe gjetjet ishin interesante. Ledioni po krijon rrugën e tij dhe nuk po ecën në “autostradën” e krijuar nga Arbana. Kjo natyrisht është një gjë e mirë, pasi në tv duhet të shpikësh e të krijosh e shpesh të tejkalosh traditën. Në këtë kuptim Ledioni erdhi si një showman-prezantues e sipas nesh e fitoi bastin në natën e parë. Hej.al