Nga Madeleine Aggeler- The Guardian
Për vite të tëra, unë i laja rrobat në të njëjtën mënyrë si kriminelët trajtojnë provat inkriminuese.
Temperatura e ujit? E nxehtë. Temperatura e tharëses? Si sipërfaqja e diellit. Sa më gjatë të rrinë rrobat në lavatriçe, aq më mirë. Askush nuk ma mësoi këtë teknikë sadiste. Në një moment të rinisë sime, mendova, “uji i nxehtë = rrobë e pastër” dhe kurrë nuk shikoja pas. Nëse kjo metodë më dëmtoi stolitë e mia, nuk e vura re, ndoshta sepse gardëroba ime përbëhej nga rroba që prisheshin pas tre larjesh.
Falë ndërhyrjes së miqve të kujdesshëm dhe temave informuese në Twitter/X, përfundimisht korrigjova gabimet e mia. Kujdesi i duhur për rrobat, çarçafët dhe peshqirët tuaj nuk është vetëm i arsyeshëm dhe higjienik, por mund ta zgjasë më shumë jetëgjatësinë e një artikulli.
Ne folëm me ekspertë se si të lani rrobat më mirë!
Sa shpesh duhet t’i lani rroba?Ekspertët me të cilët fola ranë dakord që ne mund ta zgjasim jetëgjatësinë e shumicës së rrobave duke kaluar pak kohë mes larjeve, jo direkt pas veshjes, me përjashtim të të brendshmeve dhe çorapeve. Peshqirët duhet të lahen pas çdo tre ose katër përdorimesh. Ndërsa çarçafët një herë në javë, ose një herë në dy javë apo tre javë. Nëse flini me pizhame, është e arsyeshme t’i lani një herë në dy javë.
Dhe nëse flini lakuriq, lajini çarçafët disa herë në javë dhe jo më gjatë se një herë në javë.
Cila është temperatura e duhur e ujit në lavatriçe?
Në pjesën më të madhe, ekspertët rekomandojnë ujë të ftohtë. Pëlhurat moderne në përgjithësi janë më të lehta për t’u kujdesur dhe reagojnë mirë ndaj ujit të ftohtë. Dhe nëse nuk keni të bëni shpesh me yndyrë të rëndë ose rrobat tuaja nuk kanë nevojë për dezinfektim të rregullt e të thellë, ndoshta nuk ka nevojë t’i përvëloni rrobat tuaja. Plus që energjia është e shtrenjtë dhe kriza klimatike është temë e nxehtë sot.
Sa detergjent duhet të përdorni?
Dy lugë gjelle detergjent janë më se të mjaftueshme për një ngarkesë të madhe rrobash. Përveçse është i shtrenjtë dhe i panevojshëm, thonë ekspertët, përdorimi i tepërt i detergjentit mund të parandalojë që rrobat tuaja të pastrohen plotësisht.
Zbutësi: mik apo armik?
Ekspertët shprehen kundër zbutësit të rrobave. Zbutësit mund të shkaktojnë alergji te disa njerëz. Rroba prej pëlhure mund ta zvogëlojë thithjen e zbutësit. Kjo është problematike për artikujt që janë krijuar për të thithur lagështi, si peshqirët, përcjell dritare.net
A është e rëndësishme t’i ndani veshjet?
Pra, është koha për të larë rrobat dhe ju keni përballë një mal me rroba. Si t’ia bëni?
Ekspertët kanë një rregull të fortë dhe të shpejtë: “Asnjëherë mos e lani të bardhën me asgjë që nuk është e bardhë.” Nëse jeni duke larë rroba të ndritshme dhe shumëngjyrëshe, përdorni një kapëse ngjyrash. Është një material shumë absorbues që e vendosni në larje. Çdo ngjyrë që del në ujin e larjes ngjyhet në kapësen e ngjyrave përpara se të zhytet në pëlhurë tjetër. Lajini veç rrobat e bëra nga fibra natyrale, si edhe ato të leshit.
Si të gjeni një pastrues të mirë kimik?
Mirë është, thonë ekspertët që rrobat mos t’i çoni shpesh në pastrim kimik, pasi detergjentet e përdorura janë të dëmshme.
Si t’i hiqni njollat?Kur bëhet fjalë për heqjen e njollave të caktuara, heqësit e njollave para trajtimit mund të jenë të dobishëm. Por që kjo të funksionojë është e rëndësishme të kuptoni pëlhurën dhe njollat me të cilat keni të bëni dhe se jo të gjitha njollat hiqen njësoj.
Nëse keni të bëni me një njollë me bazë uji, mund ta hiqni shumë thjesht në shtëpi përmes një larjeje me ujë. Por nëse keni të bëni me një njollë vaji, ndoshta do t’ju duhet ta dërgoni veshjen te një pastrues kimik me përvojë dhe i besueshëm për ta hequr plotësisht njollën./hej.al
Featured pastrim lavatrice laj rroba kimik