Të gjithë ne në shtëpitë tona, sado modeste, kemi atë cepin e preferuar ku gjejmë rehatin dhe shplodhjen nga streset dhe ngarkesa e ditës jashtë shtëpisë.
Eva Sinanaj Guri, Eluerta Mehmetaj dhe Randa Ahmata ishin të ftuara këtë të shtunë në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus, për të folur për rëndësinë e “qoshes së preferuar”, që secili nga ne e ka në shtëpi.
Të ftuarat u shprehën se të gjithë ne kemi një “cep” në shtëpi që gjejmë rehatin pas gjithë lodhjes së ditës. Arkitektja Eluerta Mehmetaj u shpreh se edhe në shtëpinë e saj të fëmijërisë ajo ka një cep të saj që edhe kur kthehet gjen rehatin dhe kujtimet.
Sociologia Eva Sinanaj tregoi atë qoshe të shtëpisë së saj ku ka shumë fotografi, të prindërve dhe njerëzve më të dashur, pasi sipas saj kujtimet i sjellin rehatinë dhe paqen pas një dite të ngarkuar. Sipas saj “shtëpia mund të të ofrojë botën, por bota nuk mund të ta ofrojë shtëpinë./hej.al