Aktivistja dhe gazetarja Zhaklin Lekatari ishte e ftuar këtë të shtunë në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus.
Ndryshe nga çdo herë që e shohim në debate televizive dhe kur jep informacione të dobishme rreth edukimit seksual dhe seksualitetit këtë herë Zhaklina tregoi se kush qëndron pas gjithë këtij informacioni që ajo shpërndan për audiencën. Zhaklin Lekatari këtë herë hapi dyert e shtëpisë së saj për të na treguar bibliotekën e saj të mbushur me libra në të gjitha gjuhët, të cilët kanë informacione rreth seksualitetit, marrëdhënieve dhe fazave të ndryshme të zhvillimit seksual si tek gruaja edhe te burri.
“Fillimisht lexoja për pasion dhe kisha kuriozitetin të lexoja dhe të mësoja më shumë. Më pas më lindi dëshira të ngre një bibliotekë personale në shtëpi për t’u dhënë vendin që ju takon librave të mi. Këto libra janë në disa gjuhë, pasi jo të gjitha mund të gjenden në gjuhën shqipe. Shumë tituj të librave në italisht mi dërgojnë miq dhe dashamirës që më ndjekin prej andej.”, u shpreh Lekatari./hej.al
biblioteka ne shtepi life livingroom zhaklin lekatari vizion plus