Këngëtarja Taylor Swift ka fituar Grammy-in e saj të 13-të dhe të 14-të, duke shënuar një fitore historike me çmimin e katërt për albumin e vitit
“Do të doja t’ju them se ky është momenti më i mirë i jetës sime”, u shpreh ajo pasi u vlerësua me këtë çmim.
Artistja e “Midnights” u nominua për gjashtë çmime Grammy në shfaqjen e së dielës në CBS. Këngëtarja ka mposhtur Frank Sinatra, Stevie Wonder dhe Paul Simon, të cilët deri dje e kishin marrë këtë çmim nga tre herë. Këngëtarja ka 52 nominime për Grammy ndërsa këtë vit, Swift shtoi gjashtë nominime.
Lista e çmimeve Grammy:
Albumi i vitit
Midnights, nga Taylor Swift
Regjistrimi i vitit
Flowers, nga Miley Cyrus
Kënga e vitit
“What Was It Made For interpretuar nga Billie Eilish,
Victoria Monet
Albumi më i mirë
Michael, nga Killer Mike
Albumi më i mirë Rock
This is Why, nga Paramore
Albumi më i mirë Pop
Midnights, nga Taylor Swift./hej.al