Çiljeta Xhilaga këngëtarja e njohur pjesë e Fermës VIP në Vizion Plus më në fund foli për marrëdhënien e saj me portierin Alban Hoxha. Ajo tha se me Albanin janë njohur në një lokal ku ajo performonte.
“Jemi njohur rastësisht në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ai, jepja dhe unë. E kishte dhënë ky intervistën i pari dhe pastaj erdhi bashkë me gazetaren aty ku këndoja unë. Kjo gazetarja ma prezantoi, por unë nuk merrja vesh fare nga sporti. Pasi këndova unë, më kërkoi të bënim foto me ato sytë që i ndriçonin. Nxori telefonin për të bërë foto, por iu fik në atë moment. Unë për ta nxjerë nga sikleti i thashë që s’ka gjë se e bëjmë me telefonin tim. Bëmë foton dhe ikëm te një lokal tjetër, po s’e kisha mendjen fare sepse isha në një situatë tjetër në jetën time, isha në pritje të gjërave të mia, kisha Fernandon e vogël”, tregoi Çiljeta, duke shtuar se ishte ende me babin e Fernandos.
“Pas një jave doja të postoja një foto në Instagram, po Instagrami sa kishte dalë atëherë. Nuk kisha ndonjë vrull të madh postimesh. Gjej foton me Albanin, po e kisha harruar fare. Më pëlqeu vetja te foto, kisha dalë bukur dhe thashë po e postoj. Rregullova veten dhe atë. I hoqa ca rrudha. Por nuk i mbaja mend emrin, mbiemrin Albanit. Futem te faqja e gazetares që ta gjeja dhe e zbulova: Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe kombëtares. E postova foton dhe i bëra tag duke shkruar “Folloë të gjithë këtë çunin king të Kombëtares”.
Çilieta gjithashtu tregoi se fillimisht e ka pasur problem ë ai ishte më i vogël:
Unë e kisha për t’i dhënë suport, asgjë më shumë se ai ishte më i vogël dhe më dukej çunak. Madje, moshën e kam pas problem në fillim, por ai ngaqë ka një lloj autoriteti, qëndrimi shumë serioz, edhe fakti që kishte një fëmijë, të jep idenë se duket më i pjekur prandaj nuk e kam ndjerë diferencën”, u shpreh Çiljeta.
“Kur më mori me vete në ndeshjen e parë, aty e pashë me sy më ndryshe. M’u duk i gjatë, me shpatulla të gjera dhe e pashë me sy tjetër. Kështu, ngadalë nisi historia jonë. U bëmë 8 vite tani”, tregoi këngëtarja, por shtoi se patën edhe një shkëputje të thellë pas 4 vitesh dhe për një muaj nuk kanë pasur kontakt, por ia dolën ta hidhnin pas.
Këngëtarja jeton me futbollistin Alban Hoxha, dhe i është përkushtuar rritjes së dy fëmijëve, djalit të saj, Fernandos, dhe djalit të Albanit. Beko, djali i Albanit, erdhi në jetë në 2014-n dhe 16 ditë pas lindjes, nëna e tij, Dori, ndërroi jetë si pasojë e një hemoragjie celebrale.