Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Gazetarja Sonila Meço është opinionistja e Ferma Vip, një personazh shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, e cila komenton çdo të hënë dhe të premte Vipat e Fermës. Lidhur me këtë rrugëtim ajo shkruan se nuk ka ardhur në një moment të lehtë për të, por që nuk ka dashur për asnjë arsye ta humbasë, pasi ky është një format që i vlen audiencës në një kohë që gjendemi në një rrokopujë vlerash. “Por krejt papritur ky rrugëtim më nisi me një moment shumë të vështirë familjar. Një përkeqësim i rëndë shëndeti i babit tim të mirë.…
Në Korenë e Jugut, Joriwon është shumë i popullarizuar në mesin e nënave të reja, pasi ajo është një struktur e krijuar posaçërisht për to për t’i mbështetur ato në javët e para të jetës së të porsalindurit. Gjatë qëndrimit të tyre ato mund të marrin pjesë në kurse për kujdesin ndaj fëmijëve, por edhe të pushojnë me masazhe dhe trajtime. Ndërkohë infermierët kujdesen për të vegjlit 24 orë në ditë. Joriwon nuk është e re vitet e fundit: ato kanë lindur në mesin e viteve ’90, por sot pothuajse 8 nga 10 nëna të reja mbështeten tek këto struktura.…
Princesha e Uellsit, Kate Middleton dhe Princi William u panë të shtunën në një fermë që shet prodhime të freskëta nga fermat e Kështjellës Windsor. Në fakt, Sun dhe TMZ kanë publikuar imazhe dhe video të çiftit mbretëror duke shëtitur fillimisht nëpër dyqan dhe më pas duke bërë pazar. Videoja thuhet se është xhiruar nga një qytetar i cili ndodhej pranë dyqanit ushqimor ku Kate Middleton dhe Princi William po bënin pazar. “Vura re një çift duke bërë blerje dhe gruaja u kthye. M’u duk sikur e kisha parë fytyrën e saj diku më parë. Ishte e njohur. Pastaj Uilliam…
Diagnoza e kancerit është gjithmonë shqetësuese, por shumica prej nesh në atë pozicion nuk ndihen të detyruar të bëjnë një video që do të shihet nga miliona njerëz. Princesha e Uellsit dhe familja e saj kishin kërkuar privatësi. Në vend të kësaj, në një ditë të bukur pranvere, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kamerës, ne pamë një princeshë që duhej të pajtohej me një lajm tronditës dhe duhej ta bënte atë publik. Për javë të tëra ka pasur pretendime se strategjia e PR e Kensington Palace po dështonte, pasi thashethemet në internet u bënë virale dhe më pas teoritë e konspiracionit…
Atmosfera në “Fermën VIP” duket se është tensionuar. Ka qenë Ditea ajo që është acaruar me fermerët dhe e revoltuar u ka kërkuar atyre që mos t’ia prekin më gjërat e saj personale. Duket se kjo gjë po ndodh dhe me banorët e tjerë, sepse edhe Dijonisi gjithashtu ka shprehur acarimin e tij dhe ka thënë se e njëjta gjë po ndodh me sendet e tij personale. Pjesë nga diskutimi: Ditea: Merr një shapkë, merr një atlete, se nuk hyj dot në shtëpi me këto atlete. Dijonisi: Po bën 2 ditë kjo gjëja. Elsa: Do shapkat e mia? Ditea: Jo nuk dua gjë, unë…
Një urë në Baltimore, SHBA është shembur mëngjesin e sotëm pasi është goditur nga një anije mallrash, citon BBC. Ende nuk dihet numri të lënduarve ndërsa pamjet tregojnë urën e gjatë 2.5 km duke rënë pas përplasjes nga anija me kontejnerë duke bërë që disa automjete me njerëz brenda të binin në ujë. Ura me katër korsi shtrihet mbi lumin Patapsco dhe shërben si kalimi më i jashtëm i portit të Baltimores dhe një lidhje thelbësore e Interstate-695, ose Rripi i Baltimores./hej.al lajme news ura shba bridge
Moderatori dhe aktori Bes Kallaku, i njohur tanimë si Kryeplaku, konfirmoi sonte në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten. “Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”. Besi gjithashtu rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të…
Anne Hathaway ka folur për vuajtjen e një aborti në vitin 2015 ndërsa luante rolin si një grua shtatzënë në një shfaqje. Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja 41-vjeçare tha se shtatzënia e saj e parë “nuk funksionoi”, duke shtuar: “Po bëja një shfaqje dhe më duhej të lindja në skenë çdo natë”. Hathaway, e cila që atëherë ka pasur dy djem, thotë se gjatë shfaqjes gjashtë javore, ajo “u shtir se gjithçka ishte mirë”. Por ajo thotë se shoqeve i ka thënë të vërtetën kur e kanë vizituar në prapaskenë. Ylli i “Devil Wears Prada” mirëpriti djalin e…
Shumë vajza që janë pjesë e modës apo kanë një qasje më të theksuar tek e bukura, e dinë se kur vjen puna te flokët dhe trendet dominuese, stili bob është kryefjala e momentit. Por, a mbetet ky një nga versionet më të pëlqyera për pranverën? Sigurisht, ky mund të jetë edhe rasti i Kylie Jenner që ka diçka për të thënë në lidhje me këtë model flokësh. Me një galeri fotosh, si pjesë e një reklame, Kylie na prezantoi me modelin e ri të flokëve, i cili le të themi se është një version alternativ i stilit bob. Modeli…
Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në rubrikën “Galeri” në E Diell, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale. I pyetur se si e mori vesh babai preferencat e tij seksuale, Eltoni shprehet se i tregoi vetë në vitin 1991. Ai i tregoi të atit se pëlqen një shok në klasë dhe kjo fillimisht e tronditi pa masë. Sipas Elton Ilirjanit babai i tij i ka dhënë një këshillë mjaft të vlefshë që i ka shërbyer dhe e ka bërë të jetë ai që është sot. Elton Ilirjani: Babai ka ndërruar jetë në 2010.…