Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Nëse i hedhim një sy aksesorëve të flokëve që janë shfaqur në ngjarjen e madhe të modës në New York, ato nuk kanë asnjë lidhje me modelet e zakonshme. Përtej shprehjes së individualitetit përmes këtyre detajeve, diçka tjetër që dallon në aksesorët dominues janë tekstura e veçantë, interesante dhe një mënyrë kreative vendosjeje në kokë. Përpara se të zgjidhni të preferuarën tuaj, hidhuni një sy katër aksesorëve IN që “pushtuan” eventin e madh të modës në New York. #1 Aksesorë lëkure për të kapur bishtin e flokëve #2 Magji perlash #3 Tatuazhe për flokët #4 Motive të arta beauty hair…
Çmimi i Big Brother VIP Albania 3 ka zbritur nga 100, në 80 mijë euro me vendim të Vëllait të Madh pas prishjes së rregullave të lojës. Egla vendosi të lërë sfidën e fermës, çka i kushtoi 20 mijë euro minus çmimit të madh. Egla u arsyetua se nuk mund ta përballonte, ndërsa banorët nuk e pritën aspak mirë. “Banorë, Egla ka vendosur të dalë nga ferma . Ferma që do qëndrojë e hapur dhe ata që do ju përkushtohen më shumë kafshëve deri të premten, do të fitojnë imunitet. Lojërat dhe sfidat nuk merren me seriozitet nga ana juaj,…
Altin Çoku ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini. 39-vjeçari ka deklaruar se foton intime nuk e ka publikuar ai në rrjetet sociale, por shtetasi me mbiemrin Haxhia. “Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, deklaroi ai. Kujtojmë se 27-vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok./hej.al
Këngëtarja Miley Cyrus është shumë aktive në Instagram dhe shpesh ndan me publikun foto nga përditshmëria e saj. Këtë herë, ajo ka dashur t’i tregojë audiencës së saj një veshje mbresëlënëse. Është fustani që veshi ylli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy këtë vit. Siç përmendi ajo në një postim të mëparshëm, për realizimin e këtij fustani u deshën 675 orë punë me dorë, 14,000 shirita ari dhe është zbukuruar me rruaza antike franceze të zgjedhura me dorë. Në fotot që ka postuar në llogarinë e saj personale, ajo pozon me një fustan të punuar tërësisht me zinxhirë floriri.…
Nga Lira Gjika Kur edukimi nuk është kryefjala e një vendi, e një populli, e një familje, konflikti femër mashkull do të jetë në themel të çdo marrëdhënie, njerëzore, familjare, shtetërore shoqërore apo kulturore. Kur edukimi realizohet nëpërmjet frikës, dhunës, gënjeshtrës dhe mospërfilljes si njeri të fëmijës, nuk ka shumë shpresa për barazi dhe liri gjinore, por vazhdohet të kultivohet “kultura e përdhunimit”. Edhe pse kemi ligje për të mbrojtur gratë dhe vajzat dhe për të ndëshkuar burrat dhe djemtë dhunues, prapseprap paragjykimi ekziston dhe pengon si veprimin e ligjit edhe ndërgjegjësimin se jemi njerëz si femrat dhe meshkujt dhe…
Romeo, Vesa dhe Arta kanë marrë një surprizë shumë të bukur nga një prej ish-banorëve, Ervin Gonxhi. Në kohën kur Ervini ka qenë pjesë e shtëpisë, të katërt ata kanë kënduar një këngë dedikuar nënës, teksi i së cilës ka qenë shkruar nga Romeo. Ervini ka dashur ta realizojë këtë këngë dhe në shtëpi sot ajo është vendosur në sfond. Një surprizë shumë e bukur, e cila i ka emocionuar shumë dhe madje të tre banorët kanë shpërthyer në lot./hej.al
Dje, Arbana Osmani publikoi një foto në Instastory, me sfond të zi, ku shkruante thjesht: “E di, e di”, shoqëruar me një emoji të buzëqeshur. Sigurisht, postimi nuk mund të jetë pa kontekst, ndaj mendojmë se mund të ketë lidhje me një fjali që tha Ledioni gjatë prezantimit të spektaklit të djeshëm. Ledioni i tha Romeos se miku i tij, Elvisi, i cili u eliminua nga shtëpia, do të drejtonte emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Programi drejtohet nga binjakët Veshaj. “Do të të them një informacion nga jashtë. E di që Vëllai i Madh do të më…
Sot është dita e të dashuruarve, një ditë kushtuar DASHURISË! Dita e Shën Valentinit, festohet çdo vit më 14 shkurt në mbarë botën. Për shumë njerëz, është një ditë e veçantë e vitit kur njerëzit tregojnë dashurinë e tyre për një person duke dërguar kartolina, lule ose çokollata me mesazhe dashurie. Dita e ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ne nuk e dimë saktësisht se kush ishte Shën Valentini. Ka disa histori për këtë, dhe të gjitha janë shumë të ndryshme. Një besim popullor për Shën Valentinin është se ai ishte një prift nga Roma në shekullin…
Dashi Do ta kritikoni veten më vonë nëse nuk keni pasur mundësinë për të bërë diçka që keni dashur gjithmonë ta bëni. Dikush do të ankohet që ju i keni zhgënjyer duke mos vazhduar me rutinat tuaja normale, por ju e dini mirë se ata ia dalin edhe pa ndihmën tuaj. Demi Ju dëshironi që të tjerët që duket se kanë shumë pak për të bërë të dalin vullnetarë për t’ju ndihmuar. Nuk do t`i kërkoni asgjë. Ju do të preferoni të vazhdoni vetë se sa të keni ndihmën e askujt ngurrues. Binjakët Jeni duke menduar të nisni disa fillime…
Mbreti Charles ka dhënë deklaratën e parë publike, pasi pallati Buckingham bëri me dije se ai është diagnostikuar me kancer. “Dua të shpreh falenderimet më të përzemërta për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe urimet e mira që kam marrë gjatë këtyre ditëve. Siç e dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, këto mendime dashamirëse janë mbështetja dhe kurajoja më e madhe”, thuhet në deklaratën e publikuar në Instagram. Më tej, vijon: “Është po aq inkurajuese të dëgjoj se publikimi i diagnozës sime, ka ndihmuar në promovimin e ndërgjegjësimit publik dhe ka ndriçuar punën e organizatave që mbështesin pacientët e sëmurë…