Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Mbrëmjen e kaluar në “BBVA 3” është zhvilluar loja e sekreteve ku një pjesë e banorëve kanë rrëfyer një sekret personal. Një pjesë e mirë e tyre rrëfyen detaje që lidhen me shkollimin, nga provime të djegura, te gënjeshtra apo falsifikime të deftesave. Ilnisa, Roza, Heidi dhe Dea ishin disa nga vajzat që treguan se kanë pasur situata në shkollë që i kanë “detyruar” të bëjnë gënjeshtra të vogla. Nga ana tjetër, Romeo tregoi për vështirësitë që ka hasur kur erdhi në Tiranë: “Në moshën 16-vjeçare, unë kam jetuar 1 vit në korridor. Kanë qenë kushtet shumë të vështira kur…
Nga Malvina Tare TikToku është burimi i ri që injoranca ka në dorë të të fyej, të të shantazhoj, të të dhunoj dhe këtë e bën pa frikën më të vogël. Sepse mungojnë rregullat verbale të komunikimit online, nuk ka asnjë gjobë a polic të të ndaloj veprimtarinë tënde online edhe kur ajo ka qëllime dashakeqe. Të shumtë janë zërat që po kërkojnë mbylljen e platformës së TikTok-ut, ndalimin e saj në Shqipëri. E nga ana tjetër shumë thonë se ndalimi i saj nuk do mundet të rregullojë këtë dramë të re që po lulëzon në shoqërinë tonë online. Media…
Jo të gjithë e dinë që kafeina ka ndikim edhe në peshën trupore! Dieta dhe stërvitja janë pjesë e strategjive të dobësimit, por sipas ekspertëve, ekziston një mjet për të luftuar dhjamin e tepërt e që nuk kërkon shumë mundim, ngritje peshash, pistë vrapimi etj. Mjafton një filxhan kafeje! Nuk është sekret që kafeina mund të jetë elementi i përsosur në rrugëtimin tuaj për humbje peshe, por sa filxhanë duhen për të hequr kilogramët? “Kafja përmban kafeinë që përshpejton metabolizmin, duke ju ndihmuar të digjni më shumë kalori,” thotë Tammy Lakatos Shames, nutricioniste. “Disa studime kanë treguar se kjo mund…
Elvis Myrtaj, Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë tre banorët që Graciano çoi në nominim përmes kutisë së pandorës, dhe mbrëmjen e sotme njëri nga ata duhet që të lërë shtëpinë. Gazetari teksa po bisedonte me banorët ka treguar arsyen e fortë se pse duhet ta votojnë publiku për të qëndruar në shtëpi. Ai tha se nëse nuk do të s’kualifikohet nga “BBVIP” loja e tij do të ndryshojë 360 gradë. “Nëse unë do të dal, unë kam që të shtunën në darkë që e kam biseduar me Romeon dhe në çdo tre fjali kam thënë o Zot më jep…
Nga Edmond Arizaj Nuk e di se çfarë do të ndodhë me “tik-tokerin me skoliozë”, tashmë në arrest. Do e dënojnë, do e burgosin, do e varin, nuk ka asnjë rëndësi. Për mua. Një nënë i mungon fëmijës së saj. Dënimi, apo mëshirimi i tij nuk e kthen më pas. Por, vdekja e saj, pendimi i saj, mund të jetë një thirrje, një ulërimë, një klithmë për të gjitha gratë e vajzat që e shohin tik-tokun dhe tik-tokerët si mundësi fame, biznesi, përfitimi, argëtimi, duke vënë në lojë trupin dhe pak momente adrenaline nga ndjekja e mijëra të panjohurve, që…
Nga Lutfi Dervishi Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tani) pasi nuk e përballoi dot turpin pas publikimit të një fotografie intime, që disa media/individë sot po e ripublikojnë masivisht. Të thuash kriminale është pak, të thuash më shumë se kriminale prapë mbetet e pamjaftueshme përballë makabritetit virtual. Ana e errët e mediave sociale dhe e një pjese të portaleve u rishfaq sot me ripublikimin e një fotografie që për 27-vjeçaren përkthehej në vetëvrasje, ndërsa për punëtorët e klikimeve përkthehet në para. Një tjetër fatkeqe pre e listës së viktimave të “TikTok”, një tjetër “balenë…
Nga Dom Gjergj Meta Çdo ditë mediat tradicionale dhe portalet na servirin ngjarje të kronikës së zezë. Nga më të shumëllojshmet. Shumë portale janë bërë si një morg ku tashmë ekzistenca e kufomave nuk bën më përshtypje. Madje disa vendosin edhe fotot jashtë mureve si për të tërhequr sytë e kalimtarëve. Mësohemi me to. Të paktën në dukje, pasi shtresat që krijohen në nënvetëdijen tonë, nga përmbajtja toksike e tyre, janë aty e herët a vonë do të dalin në sipërfaqe me pasoja të paparashikueshme. Ajo që unë vë re me shumë trishtim është mungesa e një narrative (ose e…
Detaje të tjetra kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e një 27-vjeçareje në Kamzë, pasi personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku i kishte nxjerrë foton intime në rrjet. Mësohet se 39-vjeçari e shantazonte viktimën, e cila ishte në një raport me të, gjatë kohës që kishte nisur procesin e divorcit, me bashkëshortin në Kosovë. Ndërkohë është bërë publike, fotoja me të cilën Çoku shantazhonte të renë, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime. Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vethedhur nga kati i katërt, ndërsa dyshohet se…
Dashi Do të befasoni dikë duke hequr dorë nga marrëveshjet rutinë kur të keni mundësinë të provoni diçka të re. Monotonia ju ka zhgënjyer. Jeta juaj e përditshme është bërë shumë e mërzitshme dhe kjo është arsyeja pse do të kënaqeni me ngjarjet e papritura që do shfaqen tani. Demi Tensionet në marrëdhëniet e punës dhe debatet në shoqëri ju ndikojnë emocionalisht. Për shkak të çështjeve jashtë kontrollit tuaj, dikush po mbështetet plotësisht tek ju. Kalimi i kohës me miqtë e ngushtë dhe familjen ju jep një shans për të marrë frymë lirisht. Binjakët Mund të mos jetë gjithçka që…
Asqeri Mandri, 34 vjeç u arrestua ditën e djeshme nga polica e Tiranës pas denoncimit të bashkëshortes së tij se e dhunonte dhe e kishte izoluar në shtëpi. Ai gjithashtu kishte vendosur kamera në pjesë të ndryshme të shtëpisë për ta monitoruar. Ky nuk është rasti i vetëm i zbuluar në Tiranë, pasi disa ditë më parë, Jetnor Zhaboli 35 vjeç kishte ngujuar në shtëpi familjarët e tij. Zhaboli kishte vendosur kamera edhe në tualetin e shtëpisë dhe bllokonte valët e celularit në mënyrë që familjarët e tij mos komunikonin me persona të tjerë. Psikologia Renisa Beqiri, e ftuar në…